Mexhiti: Nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare
Në paraqitjen e tij televizive në TV24, zëvendëskryeministri dhe një nga drejtuesit e VLEN-it, Izet Mexhiti hodhi poshtë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare së bashku me zgjedhjet lokale.
“Mendoj se nuk ka nevojë. Kjo mazhorancë dhe Qeveria mbështetet nga 78 deputetë e më shumë”, tha Mexhiti.
Zëvendëskryeministri me këtë rast ka theksuar se VLEN nuk ka problem me ZNAM-in në Qeveri, ndërsa ZNAM duhet të deklarohen nëse duan partner tjetër, d.m.th. BDI.
“Ka një kapacitet demokratik në Qeveri dhe vazhdimisht bisedohet për gjetjen e zgjidhjeve në interes të qytetarëve”, shtoi Mexhiti.