Koha është që t’u themi STOP acarimeve brenda partive Shqiptare
Prej kohësh jemi dëshmitar të një retorike stereotipe të disa politikanëve qofshin të opozitës,edhe ata të pozitës,të cilët duke luajtur rolin e kameleonëve bulimik, përpiqen të damkosin të tjerët pa mos ofruar asnjë qasje të qëndrueshme në sendërtimin e një platforme të shëndoshë kombëtare.
Popullata është ngopur me disa dekada nga politikanët me fjalor acarues dhe fyerje antiqytetare brenda korpusit të partive politike Shqiptare.Kultura tradicionale Shqiptare nuk e pranon këtë lloj acarimi.Paradoksale është fakti edhe sot,sepse politikanët e rinjë akoma nuk munden të dalin nga lëvozhga politike e paradisadekadave të cilët prodhuan politikë shterpe.Nga këto rethana të krijuara në vend,nga poltikat dështuese rinia detyrimisht zgjedh që satisfaksionin e jetës më të mirë t’a përjetojë në mërgim.
Eshtë shumë lehtë të apostrofojsh lëshimet dhe gabimet e të tjerëve, por kjo nuk do na çojë askund poqese nuk përpiqemi që me vizionet dhe aktivitetet vetanake profesionale dhe sociale të përmirësojmë gjendjen aktuale, ku mbisundon papërgjegjesia,nepotizmi,diskriminimi, padrejtësia e kështu me rradhë. Në të vërtetë, është koha e fundit që secili prej nesh të kuptojë se nuk është i gjithditshëm dhe i pagabueshëm. Aq me pak i pazëvendesueshëm në kryerjen me sukses të ndonjë mandati apo detyre me përgjegjësi.Mirëpo ky fakt nuk na lejon që të bëhemi kujdestar i personave te cilat profesionalisht dhe me përgjegjësi ushtrojne detyrën e tyre për të cilen paguhen.Diskreditimet dhe kritikat e paqëndrueshme janë tipare të botëkuptimeve mesjetare,në të cilët Sulltanët dhe Perandorët e gjithfuqishëm kanë pretenduar se kanë të drejtën absolute për të vendosur mbi fatin e një kombi.Le të punojmë pak më tepër në ngritjen profesionale dhe morale të personalitetit,duke u nisur pik së pari nga vetvetja,e jo të merremi natë e ditë me përgojimin dhe ofendimin e të tjerëve,pa argumente ose me fraza të palogjikshme qofshin ato politikan,profesor,mjek,funkcionar apo qeveritar. Me këto akte aktivizohet spiralja polarizuese brenda politikës Shqiptare,dhe e harojnë se duhet të meremi me përmirësimin, apo avansimin e statusit Shqiptar në shtet,energjia politike derdhet në pellgun e moçalit të zvaranikëve.
Dukurit negative sociale nuk mund të evitohen vetem me stigmatizimin e tyre, por të gjthë ne duhet të kontribuojmë me aktivitetin tonë të përditshëm profesional në ngritjen e cilësisë dhe rendimentit në vendin e detyrës,për të cilin jemi zgjedhur.Mësim më të mirë me porosi tendencioze le t’i kemi për personat të cilët i kemi votuar dhe nuk i liferojnë bazës për ndonjë të aritur pozitive,gjat aktivitetit politik,ata me sa duket e kanë humbur kontaktin me bazën,kryeneqët deputet do të përjetojnë vdekjen politike,po ashtu edhe kryetar e partive të cilët e injorojnë elektoratin e vetë.që me prapavije dashakeqe ushtrojnë funksionin e tyre,për t’i kënaqur aspiratat private,kundër intereseve kolektive,edhe ata do të përfundojnë në koshin e mbeturinave tek politikanët paraprak.
Nexhat Bexheti