SËRISH DËNOHET ISH-MYFTIU I TETOVËS QANI NESIMI PËR FALSIFIKIM DHE I HUDHET POSHTË PRETENDIMI I TIJ PËR MYFTI NGA GJYKATA E APELIT SHKUP

Ju njoftojmë se me aktvendim të Gjykatës së Apelit-Shkup GZH.nr.2921/24 është shfuqizuar vendimi i Gjykatës civile Shkup P1.nr.328/24.

Andaj ndjejmë pergjegjesi dhe obligim moral të ju njoftojmë me sa vijon:

  1. Qani Nesimi nuk është myfti i Tetovës në bazë të vendimit të Rijasetit, të sjellur me datë 08.11.2023, në të cilin është shkarkuar dhe i është tërhequr Muraselja.
  2. Qani Nesimi është mësimdhënës i rregullt në UT dhe si i tillë është uzurpator i hapësirave të Myftinisë së Tetovës, për veprimet kundërligjore. Qani Nesimi ka edhe vendim gjykate me të cilin është dënuar për vepra penale nga ana Gjykatës Themelore në Tetovë dhe dyshohet për kryerjen edhe të disa veprave tjera penale.

3.Qani Nesimi veç është dënuar nga Gjykata themelore në Tetovë për dy vepra penale ku njëra prej tyre është se rrejshëm paraqitet si Myfti kurse tjetra për falsifikim dhe kjo e fundit është bërë e PLOTËFUQISHME, në procedurë vijojnë edhe disa vepra tjera penale.

  1. Qani Nesimi dyshohet për keqpërdorime të mëdha financiare, për borxhe të mëdha ndaj institucioneve të ndryshme dhe për keqpërdorime në shërbimin e varrimit.
  2. Apelojmë deri te nëpunësit fetarë dhe besimtarët e Myftinisë së Tetovës, aktivitetet e tyre t`i bëjnë në koordinim me u.d. Myftiun e Tetovës dr. Selver ef. Xhemailin si i vetmi person i autorizuar legjitim dhe legal i Myftinisë së BFI – Tetovë.

Në vijim të këtij njoftimi ju dorëzojme edhe vendimin e Gjykatës së Apelit Shkup si dhe vendimin e Gjykatës Themelore Tetovë.

Myftinia e BFI-së – Tetovë në krye me u.d.Myftiun Dr.Selver Xhemaili shpreh keqardhje të thellë për pozitën e palakmueshme në të cilën janë vendosur të punësuarit duke filluar nga imamët e xhamive, profesorët, muezinët si dhë Këshillat e Xhamive.

Shpresojmë se me ndihmën e Zotit shumë shpejt do lirohen edhe hapësirat e Muftinisë dhe kjo golgotë e shkaktuar nga uzurpuesi Q.N shumë shpejtë do përfundojë.

Andaj asnjë nga të punësuarit duke filluar nga imamët e xhamive, profesorët, muezinët si dhë Këshillat e Xhamive mos bien pre e njoftimeve falso të lëshuara nga uzurpatori Q.N.

Zyra për informim

BFI -Myftinia Tetovë

 

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights