I kërkuan letërnjoftim dhe ai u hodh në lumin Vardar
I kanë kërkuar letërnjoftimin e një banori të Shkupit dhe ai është hedhur në Vardar dhe është lënduar.
“Dje në ora 17:04 në Shkup, në zonën e Komunës së Aerodromit, nga njësiti policor për intervenim në SPB Shkup, derisa po kryenin identifikimin e F.A.(24) nga Shkupi, pasi ka dhënëletërnjoftimin, ka tentuar të arratiset dhe ka zbritur në shtegun për këmbësorë buzë lumit Vardar, pas së cilës është hedhur në lumë, me ç’rast ka pësuar lëndime të rënda trupore”, njofton MPB.