Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, takim pune me euro-ambasadorin Michalis Rokas për raportin e progresit të Maqedonisë së Veriut
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, takim pune me euro-ambasadorin Michalis Rokas për raportin e progresit të Maqedonisë së Veriut
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, zhvilloi një takim pune me euro-ambasadorin në Shkup, z. Michalis Rokas, ku diskutuan raportin vjetor të progresit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe hapat e nevojshëm për avancimin e procesit të eurointegrimit. Në takim u theksua rëndësia e reformave në këtë proces dhe u identifikuan çështjet që kërkojnë vëmendje të veçantë. Kryetari Gashi shprehu përkushtimin e institucioneve për të zbatuar rekomandimet e raportit si mjete të dobishme në forcimin e kapaciteteve institucionale të vendit.