F. Ramadani dhe Ibraimi shënojnë për fitore të 6-të sezonale, derisa Velija ishte auto i golit të nderit për miqtë.

SHKËNDIJA- BESA 2:1 (2:1)

Stadiumi i qytetit në Tetovë

Golashënues: F. Ramadani 14’ dhe Ibraimi 23’ (Shkëndija), ndërsa Velija 32’ (Besa)
Arbitër: Nderim Tefiku (Kumanovë)

SHKËNDIJA: Amzai, Trumçi, R. Ramadani, Cake, Ibraimi (c) (Latifi 24’ (Webster 90’)), F. Ramadani (Alhassan 61’), Ademi (Jakupi 46’), Shala, Merxhani, Qaka (Meliqi 90’), Adili. 

Trajner: Jeton Beqiri

BESA: Zahov, Lamallari, Alimi (c), Neziri, Velija (Latifi 80’), Selmani, Esati (Aleksovski 65’), Samake (Skenderi 46’), Fetai, Siljanovski (Talloviq 73’), Ali (Rakipi 65’).
Trajner: Berat Imeri

Shkëndija mund 2:1 Besën në duelin e xhiros së 12-të në elitën e futbollit vendor për fitore të gjashtë sezonale. Goli i hershëm i Florent Ramadanit dhe dhurata e Samakes për Besart Ibraimin na dhanë epërsi të hershme 2:0, derisa pavarësisht golit të Velijas që në pjesën e parë, fitorja mbeti për kuqezinjtë që marrin tre pikë pas tre ndeshjeve të mbyllura me barazim. 

Trajneri Beqiri për herë të parë këtë sezon vendosi skuadrën me skemën 4-3-3 (deri tani luanim 4-4-2), me Ademin si sulmues i krahut të majtë, Ibraimin në krye të sulmit, derisa Shala ishte në të djathtë. Kjo vendosje na dha një lojtar shtesë në mesfushë ku kishim treshen R. Ramadani, Qaka, F. Ramadani, derisa mbrojta dhe porta ishin njejtë si ndeshjet paraprake. Kërcënimin e parë e solli Ademi goditja e të cilit kontrollohet nga Zahov, derisa në minutën e 12-të Neziri shpëton miqtë kur bllokon në këndore goditjen e fortë të Merxhanit. Baraspesha u prish në minutën e 14-të kur Ibraimi shërben në zonë për F. Ramadanin i cili godet shkathtë nga një kënd jo aq i favorshëm duke sjellë avantazh 1:0. Vazhduam të jemi më aktiv në zonën kundërshtare dhe në minutën e 23-të Samake gabon rëndë duke i dhuruar topin Ibraimit që s’fal para portës dhe me golin e 7-të sezonal çon shifrat në 2:0. Fatkeqësisht kapiteni pësoi një zgjatje të kofshës dhe u desh të lëshojë lojën (24’), derisa më vonë i njejti fat ndoqi edhe sulmuesin tjetër, Ademi 45’). Duke pasur kontroll në lojë e rezultat në minutën e 32-të gabojmë në seri duke humbur topin e më pas edhe duke lejuar vazhdimin e papenguar të depërtimit të Selmanit, që asiston drejt Velijas për gol të miqve dhe rezultat 2:1. 

Fillimi i pjesës së dytë solli kanosje të Selmanit që shkon skaj portës, derisa pak më vonë edhe Jakupi (zuri vendim e Ademit) provoi pa sukses nga distanca. Në minutën e 76-të shkuam pranë golit me Latifin e Caken, pas harkimit të Alhassanit, derisa Zahov shpëtoi aksionin që do të ndërpritej për pozitë jashtë loje. Pak më vonë sërish Zahov shfaqet me super intervenim, pas një rëmuje të krijuar, derisa në minutat shtesë Shala kishte shansin të mbyllë ndeshjen, por Zahov shpëton gol të sigurtë, duke mbajtur rezultatin final 2:1.

Ndeshja e radhës

Në fundjavë në program janë ndeshjet e xhiros së 13-të në LPFMV m dhe kuqezinjtë në Shkup janë mysafirë të Rabotniçkit. 

Rabotniçki-Shkëndija 03.11.2024

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights