Kryetari Gashi në takim me studentët e Institutit të Sigurisë

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me studentët e Institutit të Sigurisë nga Fakulteti
Filozofik.

Gashi theksoi se suksesi në politikë matet me atë se çfarë është bërë për brezat e ardhshëm. Në
këtë kontekst, theksoi se funksioni kryetar kërkon qasje shtetërore dhe barazi për të gjithë. Prandaj
edhe përkushtimi i tij si Kryetar i Dhomës Ligjvënëse janë angazhimi për të punuar në drejtim të
ngritjes së Kuvendit në nivel më të lartë, me shërbim profesional, politikisht neutral. Ai është
përkrahës i departizimit të institucioneve, për standard më të lartë, i sundimit të së drejtës, i zbatimit
të Strategjisë Nacionale, të gjitha në drejtim të mbajtjes së të rinjve në vend, sepse ata janë e
ardhmja.

Studentët patën mundësinë t'i bëjnë pyetje Kryetarit dhe ai i inkurajoi të rinjtë që të jenë më të
shkathët, më të zëshëm, më kritik, të organizojnë debate, të flasin me zë të lartë, sepse zëri i tyre
është i sinqertë. Studentët e Institutit të Sigurisë janë pikërisht ata që janë shumë të rëndësishëm
për të ardhmen e vendit.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights