Një nga dy personat e qëlluar në Haraçinë ka vdekur

Njëri nga dy personat e qëlluar sonte në Haraçinë u ka nënshtruar plagëve të marra, mëson Infomax nga burime në MPB.

Sipas informacioneve, Seljadin Asani ka ndërruar jetë, ndërsa Armin Asani, me të cilin i ndjeri ka lidhje, është plagosur dhe do të operohet. Sulmuesit janë gjithashtu nga Haraçina dhe janë të njohur për policinë.

MPB-ja më herët njoftoi se dy personat të cilët u qëlluan në një incident me armë zjarri janë pranuar në klinikat e Shkupit pasi sulmuesit nga një veturë Audi kanë qëlluar mbi ta.

“Më datë 01.11.2024 rreth orës 19:00 nga Qendra Emergjente Nënë Tereza në SVR Shkup është raportuar se me plagë nga armë zjarri është sjellë S.A. dhe A.A. nga fshati Haraçinë. Sipas njoftimit, ata janë qëlluar me armë zjarri në fshatin Haraçinë nga dy persona të cilët ndodheshin në veturën “Audi”, ka thënë MPB.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights