Varg i gjatë politikanësh drejt SPAK-ut!

Ka disa ditë që një numër jo i vogël deputetësh, ish-deputetësh, ministra dhe ish-ministra po thirren në SPAK.

Lajm i fundit ishte edhe se kryebashkiaku shkodran Benet Beci u thirr sot pasdite në SPAK. Akoma nuk dihet arësyeja e vertetë që është nëpër dosjet e Prokurorisë së Posaçme, por me sa duket ka filluar stina e paraqitjes në dyert e akuzës me të fortë shqiptare që mbetet SPAK-u.

Një gjë dihet se suporti më i fuqishëm për këtë Prokurori të Posaçme është SHBA dhe natyrisht me anë të ambasadës amerikane në Tiranë ata përçojnë mesazhin se kush guxon të sulmojë apo intimidojë Prokurorët e Posaçëm ka punë me Uashingtonin zyrtar. Kushdo zyrtar i lartë amerikan që ka ardhur në Tiranë, nuk ka  ikur pa takuar edhe Altin Dumanin, shefin e SPAK.

Ndaj duhet kuptuar se duan spastrimin final të politikës së vjetër dhe të korrupsionit, që kuptohet se është kryer nga klasa e vjetër politike shqiptare.

Këto ditë kemi patur një varg politikanësh që kanë shkuar te organi i akuzës, por duhet të kuptohet nga sejcili se këta nuk janë prokurorë si gjithë të tjerët;  janë special në përgatitje e profesionizëm dhe me mbrojtje amerikane.

Në SPAK priten të mbërrijë edhe kryeministri Rama, prapë do të ngjisë shkallët e këtij institucioni, Sali Berisha, me pas Lulzim Basha, sikurse flitet se po hetohet edhe ish-kryeministri Fatos Nano.

Byroja Kombëtare e Hetimit, që varet nga SPAK, po punon ditë-natë për të mbledhur fakte e prova për politikanët me të rëndësishëm se si i kanë bërë pronat, pasuritë etj.

Natyrisht që krimi i organizuar dhe bandat më të rrezikshme shqiptare janë nën hetim prioritar dhe po firmosen fletë arreste  për ta sepse dihet se krimi mafioz shqiptar ka lulëzuar sepse ka bashkëpunuar dhe ndarë fitimet me politikën.

Ka filluar stina e madhe e arrestimeve dhe sekuestrimeve!

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights