Filipçe thotë se LSDM është e gatshme për zgjedhje të parakohshme
Venko Filipçe pranon sfidën e Mickoskit për zgjedhje të parakohshme parlamentare, zëvendëskryeministri Mexhiti kundër kryeministrit. Partitë sot shprehën qëndrimet e tyre nëse dhe kur është koha për të matur forcën në zgjedhjet e reja të parakohshme parlamentare, pasi lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, tha se janë të gatshëm dhe se sipas anketave të tyre, pakënaqësia e qytetarëve me qeverisjen disamujore të qeverisë së re ishte evidente.
VMRO-DPMNE i tha Filipçes se ka mundësi të iniciojë zgjedhje të parakohshme parlamentare me deputetët e tij.
E ndërsa partitë nga blloku politik maqedonas pretendojnë se janë gati për një garë të re zgjedhore, blloku politik shqiptar është i ndarë për këtë çështje. Pasi Vleni sot deklaroi se nuk është koha për shpenzime shtesë, lind pyetja nëse integratorët po ia bëjnë syrin Mickoskit apo ai atyre pas kërkesës për zgjedhje të parakohshme parlamentare.