Ish-kryetari i Gjykatës Supreme të Malit të Zi, dënohet me gjashtë muaj burg
Ish-kryetarja e Gjykatës Supreme të Malit të Zi, Vesna Medenica, sot është dënuar me gjashtë muaj burgim, për shkak se ka kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës në lidhje me ish-gjyqtarin e Gjykatës Themelore të Rozhajës, Millosav Zekiq.
Avokati i Medenicës njoftoi ankesën.
Prokuroria Speciale e Shtetit ka ngritur aktakuzë kundër Medenicës në të cilën akuzohet se ajo në mënyrë të kundërligjshme dhe pa dijeninë e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor ka marrë vendim dhe ka arkivuar rastin e gjyqtares nga Gjykata Themelore në Rozhajë.
Në shpjegimin e aktgjykimit, gjyqtarja theksoi se në këtë rast Medenica qëllimisht e ka ndihmuar Zekiqin për të përfituar, sepse ka qenë e obliguar ta informojë Këshillin Gjyqësor për kërkesën e qytetarëve të cilët kanë treguar se gjyqtari i merr paratë në mënyrë të kundërligjshme.