Drejtori i Postës,Orhan Kurtishi, mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Administrativ të Unionit Postar Ndërkombëtar
Drejtori i Postës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Kurtishi, mori pjesë në mbledhjen e Këshillit Administrativ të Unionit Postar Ndërkombëtar (UPU) me temën “Strategji, Ekonomia Postare dhe Tregjet”. Gjatë diskutimeve mbi zhvillimin e shkëmbimeve postare ndërkombëtare, Kurtishi theksoi se nevojitet një angazhim i dyfishtë për përmirësimin e shërbimeve.
“E gjithë kjo është rezultat i neglizhencës së udhëheqësisë së kaluar dhe i konkurrencës së padrejtë në treg,” deklaroi Kurtishi, duke nënvizuar domosdoshmërinë e reformave për të rikthyer besimin dhe efektivitetin e sistemit postar.