Kasami takoi në komunë, ambasadorin e Hungarisë në vend, Andrash Klajn

Kumtesë nga Komuna e Tetovës

 

Sot në komunën e Tetovës, mirëprita në takim ambasadorin e Hungarisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut Andrash Klajn, me të cilin biseduam për zhvillimet politike në vend dhe në Bashkimin e Evropian me të cilën kryeson Hungaria.

 

Me ambasadorin biseduam edhe për përforcimin e marrëdhënieve në mes dy vendeve si dhe mbështetjen që na jep Hungaria në rrugën e integrimit në BE. Falënderova ambasadorin dhe shtetin e Hungarisë për mbështetjen e saj parimore dhe të vazhdueshme si mbështetëse e zëshme e integrimeve evropiane të Maqedonisë së Veriut, e cila përfaqëson interesin tonë strategjik sidomos në këtë periudhë ku Hungaria është kryesuese e Bashkimit Evropian.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights