Po planifikoni një pushim dimëror në Kopaonik? Çmimet u rritën me 15 për qind!
Përgatituni për kosto më të larta nëse planifikoni pushime dimërore në Serbi, veçanërisht në Kopaonik, i cili njihet për çmimet e larta për turistët.
Qendrat turistike dimërore në Serbi këtë vit kanë rritur çmimet e fjetjeve për 10 deri në 15 për qind krahasuar me sezonin e kaluar.
Në Kopaonik, që është një nga qendrat dimërore më të njohura dhe më të shtrenjta, një pushim dhjetëditor mund të kushtojë deri në 5000 euro, në varësi të llojit të akomodimit dhe shërbimeve që ofrohen.
Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Agjencive Udhëtimi të Serbisë (NATAS), Dragan Subotic, thekson se përkundër rritjes së konsiderueshme të çmimeve, hotelet e Kopaonikut për Vitin e Ri dhe Krishtlindjet tashmë janë pothuajse plotësisht të rezervuara.
“Kopaoniku prej vitesh është qendra dimërore më e njohur në vendin tonë. Pavarësisht çmimeve të larta, tashmë gjithçka është plot. “Kur bëhet fjalë për lejet e skive, qendrat e skijimit të Serbisë kanë mbajtur të njëjtat çmime si vitin e kaluar”, thotë Subotiq.
Ai shton se edhe destinacionet si Zlatibor dhe Stara Planina kanë interes të lartë në stinën e dimrit, megjithëse çmimet e tyre janë më të ulëta në krahasim me Kopaonikun.