PSG i ofron Realit 250 milionë për Vinicius
Vinicius Junior mund të largohet nga Real Madrid në të ardhmen e afërt.
Sipas portalit spanjoll “Fihayes”, Paris Saint-Germain janë gati të thyejnë edhe një herë rekordin e transferimeve.
Portali raporton se drejtuesit e “shenjtorëve” janë gati të ofrojnë 250 milionë euro të pabesueshme për brazilianin.
Me këtë ata do të thyenin rekordin e tyre nga viti 2017, kur i paguanin Barcelonës 222 milionë euro për Neymar.
Braziliani ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Realit në sezonet e fundit, me të cilin ka kontratë deri në vitin 2027.
Reali ka përgatitur një kontratë të re për të, dëshira e dukshme e të gjithëve në klub është vazhdimi i bashkëpunimit me të, por futbollisti ende nuk ka vendosur nëse do ta pranojë ofertën.