Në Kongresin Botëror Turk të Mjekësisë, Taravari realizon takim me ministrin e shëndetësisë të Turqisë, Memişoğlu
Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Taravari, mori pjesë në Kongresin Botëror Turk të Mjekësisë në Stamboll, ku mbajti një fjalë përshëndetëse me temë ‘Shëndeti në dhe e ardhmja e shëndetësisë’.
“Ky takim është një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe përvojave me ekspertë të shëndetësisë nga e gjithë bota. Njëkohësisht, u hapën mundësi të reja për bashkëpunim dhe iniciativa të përbashkëta në fushën e shëndetësisë midis vendeve tona”, njoftoi ministri Taravari nëpërmjet rrjeteve sociale.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, në kuadër të aktiviteteve në Kongresin e 10-të Botëror Turk të Mjekësisë, realizoi takim me ministrin e Shëndetësisë së Republikës së Turqisë, Dr. Kemal Memişoğlu.
Siç bënë të ditur nga Ministria e Shëndetësisë, në takim ishte theksuar partneriteti i deritanishëm i suksesshëm dhe është konfirmuar angazhimi i përbashkët për intensifikim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit në sektorin shëndetësor, me fokus në zbatimin e projekteve të përbashkëta me interes të ndërsjellë.
Në kuadër të këtij kongresi, Taravari, zhvilloi takim edhe me ministren e Punëve Civile të Bosnjës dhe Hercegovinës, Dr. Dubravka Boshnjak.
“Gjatë takimit u ra dakord që të intensifikohet bashkëpunimi në fushat me interes të përbashkët, me fokus të veçantë në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe shkëmbimin e praktikave të mira. Ky takim përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në ndërtimin e marrëdhënieve të forta dhe promovimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e shëndetësisë”, qendron në njoftimin e bërë nga ministri Taravari.
https://www.facebook.com/share/p/Fjn4HzkexUJtMbf2/?mibextid=WC7FNe