Mexhiti në RTK: Prioritet i qeverisë sonë është rruga drejt BE-së
Në një intervistë eksluzive për RTK, zëvendëskryeministri i parë i qeverisë, Izet Mexhiti ka uruar Shqipërinë për hapat e suksesshme drejt anëtarësimit në BE, ndërsa ka akuzuar qeverinë e kaluar për keqqeverisje kështu duke e humbur hapin me Shqipërinë.
“E para na vjen mirë që ka lëviz Shqipëria, e dyta uroj që së shpejti edhe Maqedonia e Veriut ti bashkangjitet në këtë rrugë. Ngecja e Maqedonisë së Veriut në këtë drejtim është si rezultat i keqqeverisjes në tetë vitet e kaluara të atyre që sot janë pjesë e opozitës”, deklaroi Mexhiti.
Po ashtu sipas Mexhitit një ndër kushtet kryesore që Maqedonia të jetë pjesë e BE-së është futja e bullgarëve në preambulën e Kushtetutës së RMV-së, por edhe reformat në gjyqësi dhe zbatim i rekomandimeve tjera të komunitetit ndërkombëtar, për të cilat qeveria aktuale po përpiqet që ti zbatojë.
Ai deklaroi se prioritet i kësaj qeverie mbetet rruga drejt Bashkimit Evropian.