Kryeparlamentari Gashi takon kryetaren e Parlamentit Evropian Metsola
Kryeparlamentari Gashi takon kryetaren e Parlamentit Evropian Metsola
🇲🇰🇪🇺 Kisha nderin që në Bruksel, të realizoj takim me Kryetaren e Parlamentit Europian, znj. Roberta Metsola, ku diskutuam për zhvillimet në procesin e integrimit dhe rëndësinë e mbështetjes së Parlamentit Europian, si partner kyç në këtë rrugë, ka shkruar Gashi në Fejsbuk.
“🎯Shkëmbyem pikëpamjet për realizimin e reformave të deritanishme, si dhe për miratimin e Agjendës Reformuese. Diskutuam nevojën për angazhimin e mëtejshëm në plotësimin e kritereve të BE-së, përfshirë ndryshimet kushtetuese. Në këtë drejtim, e sigurova se Kuvendi është i gatshëm për këtë proces në çdo kohë, por nevojitet vullnet politik dhe konsensus që procesi të ecë përpara në përputhje me standardet evropiane, dhe të mos pengohet nga çështjet bilaterale.
🤝U pajtuam që vendosmëria jonë dhe mbështetja e BE-së, dëshmojnë një angazhim të sinqertë për perspektivën europiane”, shkruan Gashi.