Me VLEN-in, sporti shqiptar po përjeton ringjallje të vërtetë!

Gjatë 20 viteve të qeverisjes së BDI-së, sportistët shqiptarë dhe klubet shqiptare u lanë pas dore dhe diskriminuan. Sporti shqiptar stagnonte, duke mbetur në një gjendje për keqardhje. Klubet shqiptare ishin të margjinalizuar dhe të përjashtuara nga mbështetja institucionale, shpesh për shkak të procedurave të shpikura që i pengonin të merrnin ndihmën e nevojshme.

Me largimin e BDI-së nga pushteti, sportistëve shqiptarë po u hapen mundësi të reja. Ndryshimi në pushtet ka pasur ndikim pozitiv në çdo sektor, përfshirë sportin. Sporti është pasportë krenarie për çdo komb, dhe në të nuk ka vend për ndarje apo diskriminim. Kjo është një tragjedi e së kaluarës që tashmë ka mbaruar!

Sot, me VLEN-in në pushtet, sporti dhe klubet shqiptare po marrin mbështetje të merituar që u ka munguar gjatë viteve të fundit. Me financimin e duhur, klubet shqiptare po korrin sukses, siç është rasti i WHC Çair, që arriti në çerekfinale të Kupës Evropiane. Ky është vetëm fillimi i suksesit!

VLEN po punon vazhdimisht në këtë drejtim që angazhimi për mbështetjen e sportit shqiptar të bëhet me përgjegjësi dhe vëmendje maksimale që gjendja e klubeve shqiptare të përmirësohet në kuptim pozitiv.
Koalicioni VLEN nuk do të ndalet këtu. Dikur salla e sportit ‘Partizan’ ishte simbol i buzëqeshjes, garës  dhe shpirtit sportiv të Çairit, ndërsa sot gjendja e kësaj salle është trishtuese. Zëvendësministrja jonë në Sportit, Safije Sadiki Shahini, me veprime konkrete ka nisur projektimin e rikonstruimit të kësaj salle që të rikthehet në shkëlqimin që kishte dikur.

Ndryshimi nuk është vetëm një premtim, por realitet i bazuar në vepra konkrete. Me VLEN-in, sporti shqiptar në Maqedoninë e Veriut po përjeton një ringjallje të vërtetë.
.Veprat janë sinonim i Koalicionit VLEN.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights