Mourinho po tërheq një tjetër emër të madh te Fenerbahce
Tani portugezi shpreson të përdorë ndikimin e tij për të tërhequr një tjetër emër të madh evropian në Fenerbahce. Bëhet fjalë për Christian Eriksen, mesfushorin e Manchester United që luajti shumë këtë sezon nën drejtimin e Erik Ten Haag.
Mourinho shpreson të bindë Eriksenin se është koha për një transferim në Turqi që në janar. Fenerbahçe do t’ia prezantojë ofertën Unitedit dhe shumëçka do të varet nga trajneri i ri Ruben Amorim, i cili së fundi e mori drejtimin e klubit.
Një situatë interesante është se Mourinho është i pakënaqur me situatën në futbollin turk dhe po mendon të largohet, por pavarësisht kësaj ai po bën lëvizje dhe lojtarë drejt Fenerbahçes.