Ai është 62 vjeç, debutoi kur lindi Ronaldinho, i cili ka kohë që ka dalë në pension dhe Robert Carmona ende luan.
Kur bëhet fjalë për rekordet e pazakonta sportive, një nga më interesantët mbahet nga Robert Carmona (62), futbollisti më i vjetër aktiv në botë.
Robert Carmona është një futbollist uruguaian i cili luan në postin e portierit dhe ndonëse është 63 vjeç, ende nuk e ka ndërmend t’i japë fund karrierës. Ai është një rekordmen absolut në futbollin botëror.
Falë pasionit të tij për futbollin, ai hyri në Librin e Rekordeve Guinness si lojtari me më shumë sezone në futbollin aktiv pa pushim – 44 sezone të pabesueshme.
Përveç kësaj, ai është pronar i rekordit për periudhën më të gjatë mes dy angazhimeve në të njëjtin klub. Përkatësisht, ai luajti për skuadrën e La Luzit deri në vitin 1985, dhe pastaj përsëri nga viti 2009, që paraqet një pushim prej 24 vitesh – mjaftueshëm për një tjetër rekord Guinness.
Sigurisht, aftësitë e tij fizike aktuale nuk e lejojnë atë të luajë për klube të rangut më të lartë, kështu që ai aktualisht luan për klubin e kategorisë së katërt Atlético Nuevo Casabo në Uruguay. Megjithatë, të luash futboll në moshën 63-vjeçare është një rast unik që meriton respekt të jashtëzakonshëm.
Për krahasim, Carmona e filloi karrierën e tij në vitin 1980, duke luajtur për gjigantët uruguaian Liverpool nga Montevideo, të njëjtin vit kur lindi legjendar Ronaldinho. Ndërkohë, Ronaldinho u rrit, u bë lojtari më i mirë në botë, dominoi Evropën, arriti statusin e një magjistari futbolli, i dha fund karrierës, kaloi një kohë në burg dhe tani ka nëntë vjet në pension. Gjatë gjithë asaj periudhe, Carmona ka mbetur një futbollist aktiv dhe nuk ka ndërmend të ndalet.
Carmona e kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij në Uruguaj, por ai gjithashtu luajti në të gjithë Amerikën e Jugut dhe për Filadelfian në Shtetet e Bashkuara. Nga viti 2005 deri në vitin 2011 ishte lojtar dhe trajner i Albionit, por më pas hoqi dorë nga karriera e trajnerit për të vazhduar si lojtar.