Rama: Nga sot Shqipëria është pjesë e sistemit të vetëm europian të pagesave – një hap i madh në rrugën drejt BE-së
Pas kësaj, shton ai, të gjitha remitancat shqiptare nga Europa në Shqipëri ose anasjelltas “nuk do të kenë më kosto financiare, pra nuk do të paguhet komision për to, duke filluar nga 1 janari i vitit të ardhshëm”.
-Një tjetër hap i madh në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian në vitin 2030. Sot, Shqipëria është bërë pjesë e sistemit të vetëm europian të pagesave, që do të thotë se të gjitha transfertat e parave të shqiptarëve nga Europa në Shqipëri ose anasjelltas nuk do të kenë më kosto financiare duke filluar nga 1 janari 2025, shkruan Rama.
Ai thekson se qytetarët shqiptarë do të kursejnë miliona e miliona euro që kanë paguar për remitancat “në sajë të rritjes së besimit ndaj Shqipërisë dhe afrimit të mëtejshëm të Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.