UNT SYNON LIDERSHIPIN NË TEKNOLOGJI: APLIKIM NË PROGRAMIN HORIZON PËR DIGJITALIZIMIN E ARSIMIT DHE MASTER STUDIME NË INTELEGJENCËN ARTIFICIALE
Universiteti “Nënë Tereza” në Shkup ka ndërmarrë një hap të rëndësishëm drejt modernizimit dhe digjitalizimit të arsimit të lartë. Nën udhëheqjen e prorektorit për Shkencë dhe hulumtime Prof. Dr. Bekim Fetaji dhe dekanes së Fakultetit të Shkencave Informatike, Prof. Dr. Majlinda Axhiu, si dhe me mbështetjen e anëtarëve të tjerë të stafit akademik, UNT ka aplikuar në programin prestigjioz HORIZON në bashkëpunim me pesë universitete partnere nga Evropa.
Projekti synon të realizojë dy qëllime kryesore:
💻Digjitalizimi i arsimit: Përmes integrimit të Inteligjencës Artificiale dhe ofrimit të mikro-kredencialeve, synohet rritja e cilësisë dhe qasjes në arsimin e lartë.
🌎Zhvillimi i një programi të përbashkët master (Joint Degree): Ky program do të fokusohet në fushat inovative të Cybersecurity dhe Quantum Computing, duke përgatitur studentët për tregun global të punës.
Me partnerët e Konsorciumit, ky projekt bashkon ekspertizën e universiteteve partnere si:
🏢Universiteti Kapodistrian i Athinës, Greqi
🏢Universiteti Isabel, Spanjë
🏢Universiteti i Kalabrisë, Itali
🏢Instituti Kanadez i Teknologjisë, Tiranë
🏢VSITE Universiteti Zagreb, Kroaci
Ky projekt është në kuadër të thirrjes “EIT Advanced Digital Skills #7”, që synon të forcojë edukimin në fushat kritike të teknologjisë digjitale dhe të nxisë bashkëpunimin mes institucioneve akademike, industrisë dhe instituteve kërkimore.
Ky hap i UNT-së përfaqëson një përpjekje të rëndësishme për të ndërtuar ura ndërkombëtare dhe për të avancuar arsimin e lartë në fusha që përfaqësojnë të ardhmen e dijes dhe teknologjisë.