Shtytje dhe përleshje mes anëtarëve të qeverisë dhe opozitës në Kuvendin e Serbisë
Në seancën e Kuvendit të Serbisë më 25 nëntor ka pasur një shtyrje dhe përleshje mes përfaqësuesve të pushtetit dhe opozitës. Në incident, përveç deputetëve, kanë marrë pjesë edhe ministrat e qeverisë, të cilët janë ndarë nga sigurimi parlamentar.
Në transmetimin e seancës parlamentare, toni ishte i heshtur, kështu që nuk mund të dëgjohej se çfarë i thoshin deputetët njëri-tjetrit dhe as u kuptua se si nisi ngjarja.
Ajo që shihet nga transmetimi televiziv është sesi deputetët e qeverisë dhe opozitës ndahen nga sigurimi parlamentar, ndërsa godasin, tërheqin, shtyjnë dhe derdhin ujë mbi njëri-tjetrin.
Kryetarja e Kuvendit Ana Brnabiq ka ndërprerë seancën, por incidentet në sallë kanë vazhduar edhe pasi ajo ka urdhëruar pushim.
Deputetët e opozitës paraprakisht kishin paralajmëruar se do të bllokojnë punën e Kuvendit për shkak se kryetarja e Kuvendit, Ana Brnabiq, refuzoi kërkesën e tyre për caktimin e seancës për të diskutuar për mosbesimin e Qeverisë, pas aksidentit në hekurudhë në stacionin në Novi Sad më 1 nëntor, ku tenda u shemb dhe 15 njerëz vdiqën.
Opozita kërkon shkarkimin e kryeministrit Millosh Vuçeviç, si dhe përcaktimin e përgjegjësisë politike dhe penale për aksidentin.