VLEN: Shqiptarët shpëtuan pasi binomi BDI-Gruevski dështoi!

Kanë kaluar katër ditë që opinioni u trondit nga zbulimet shokuese për BDI-në dhe klikën e saj të kapur mat. Çfarë bëjnë ata? Heshtin!

Plani për rikthimin e Nikolla Gruevskit, orkestruar nga eksponentë të lartë të BDI-së, është një një thikë pas shpine ndaj shqiptarëve. Juve, që u shqiptarët u besuan, punuat në prapaskenë për të rikthyer armikun e tyre më të madh. Pse? Për të shpëtuar pushtetin tuaj të kalbur!

Takime të fshehta, presione mbi institucione dhe përfshirja e zyrtarëve të nivelit më të lartë u përdorën për të rikthyer dhe amnistuar Gruevskin. Por ky plan turpi dështoi, dhe tani shqiptarët kërkojnë përgjigje.

VLEN nuk do të heshtë. Nga Shkupi i themi Ali Ahmetit, mos u fshih në Zvicër, por kthehu dhe jep llogari. Pse gjithë kjo dashuri për Gruevskin? Çfarë të lidh me të? Çfarë pazare ke bërë dhe çfarë po përpiqesh të fshehësh nga shqiptarët?

Populli shqiptar nuk do të mashtrohet më. Drejtësia po vjen, dhe lojërat tuaja kanë mbaruar. Gënjeshtrat, manipulimet dhe pazaret e fshehta do të dalin në dritë. Shqiptarët meritojnë të vërtetën dhe do ta marrin atë.

Koha për llogaridhënie ka ardhur!

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights