Njeriu më i vjetër në botë ka vdekur në moshën 112-vjeçare

John Alfred Tinswood, njeriu më i vjetër në botë, ka vdekur në moshën 112-vjeçare në Britani, ka konfirmuar familja e tij.

 

Në kohën e vdekjes së tij të hënën në një shtëpi pleqsh në Southport, afër Liverpool-it, ai ishte i rrethuar nga muzika dhe dashuria, shtuan ata.

Ai lindi më 26 gusht 1912 – viti kur Titaniku u mbyt – dhe u bë personi më i vjetër në botë në prill 2024, kur Juan Vicente Pérez Mora vdiq në moshën 114 vjeçare.

Më pas ai hyri zyrtarisht në Librin e Rekordeve Guinness.

Ai la pas vajzën e tij Susan, nipërit Anuchka, Marissa, Toby dhe Rupert dhe stërnipërit Tabitha, Calum dhe Niva.

“Ai ishte inteligjent, i vendosur, i guximshëm, i qetë në çdo krizë, i talentuar në matematikë dhe një bashkëbisedues i shkëlqyer”, tha familja e tij.

Ai i përdori të gjitha këto gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur punoi në ushtrinë britanike për të gjetur ushtarë të humbur dhe për të organizuar furnizime ushqimore.

Ai u takua me gruan e tij Blodwen në një kërcim dhe u martuan në 1942.

Ata ishin së bashku për 44 vjet, ajo vdiq në 1986.

Familja e tij thotë se ai ishte një “pensionist aktiv” dhe ishte vullnetar në kishë.

Ai tha për veten e tij në një intervistë për BBC se ishte “mjaft aktiv si i ri” dhe se “ecte shumë”, por se nuk e dinte pse jetoi kaq gjatë.

Ai këmbënguli se nuk ishte ndryshe nga të tjerët.

“Ju ose jetoni gjatë ose jetoni shkurt – nuk mund të bëni shumë për këtë.”

Sipas tij, ai nuk ka ndjekur asnjë dietë, përveç se ka ngrënë peshk dhe patatina çdo të premte.

Pasi mbushi një shekull, ai merrte çdo vit një kartolinë për ditëlindje nga Mbretëresha Elizabeth dhe më vonë djali i saj, Mbreti Charles.

“Ne dëshirojmë të falënderojmë të gjithë në Mbretërinë e Bashkuar dhe në mbarë botën që i dërguan urimet dhe mesazhet e mbështetjes John në ditëlindjet e tij, ai i vlerësoi me të vërtetë.

“John gjithmonë donte të falënderonte, kështu që në emër të tij ne do të donim të falënderonim të gjithë ata që u kujdesën për të gjatë viteve – kujdestarët në shtëpi, mjekët e tij, infermierët dhe stafi tjetër i NHS,” tha familja.

Ata kanë kërkuar që të gjitha donacionet në kujtim të John t’i dërgohen Age UK, një organizatë për të drejtat e të moshuarve, ose një bamirësie sipas zgjedhjes së tyre.

Personi më i vjetër në histori ishte Jiromon Kimura nga Japonia, i cili ishte 116 vjeç e 54 ditë në kohën e vdekjes së tij në 2013.

Burri më i vjetër në botë është aktualisht japonezi Tomiko Itoka, i cili është 116 vjeç.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights