Ekspozitë e parë me piktura nga një Mekteb xhamie në Tetovë
Për herë të parë, Xhamia e lagjes Drenovec në Tetovë, në muzeun e sapo hapur “Rafi Halili” nën organizimin e imamit Luftim ef. Deari dhe nxënësve të mektebit, u mbajt një ekspozitë pikturash me tematikë kombëtare, për nder të Festës së Flamurit.
Në këtë ngjarje mori pjesë myftiu i Tetovës, Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili, i cili mbajti një fjalim duke theksuar rëndësinë e aktiviteteve të tilla dhe vazhdimësinë e tyre. Në ceremoni ishte i pranishëm edhe Nazmi Dauti, drejtor i Sektorit për Veprimtari Publike, i cili foli mbi lidhjen e pandashme midis fesë dhe kombit.
Në përfundim, nxënësit dhuruan piktura të punuara prej tyre për Myftiun, Drejtorin dhe Imamin.