Gjermania ka nevojë për 288,000 punëtorë të huaj në vit

Gjermania mund të ruajë prosperitetin e saj vetëm me ndihmën e emigracionit. Ndryshe, siç tregon studimi, tregu i punës kërcënohet me rënie të madhe. Në vitet e ardhshme do të nevojiten rreth 288,000 punëtorë të huaj në vit.

Në terma afatgjatë, tregu gjerman i punës varet “në një masë të konsiderueshme” nga emigrantët çdo vit – ky është përfundimi i analizës së porositur nga Fondacioni Bertelsmann.
“Për të plotësuar nevojat për fuqi punëtore dhe për të garantuar mirëqenien e Gjermanisë, imigrimi i punëtorëve të huaj, veçanërisht nga vendet e treta, po bëhet më i rëndësishëm.

Sipas studimit, pa emigrantë shtesë, numri i punëtorëve do të bjerë deri në vitin 2040 nga 46.4 milionë aktualë në 41.9 milionë. Deri në vitin 2060, ky numër, pa imigrim shtesë, mund të bjerë me një të katërtën, në vetëm 35 milionë.

“Ndryshimet demografike, të cilat në vitet e ardhshme për shkak të daljes në pension të gjeneratave që punojnë aktualisht, do të paraqesin sfida të mëdha për tregun gjerman të punës, kërkojnë edhe imigrim”, thotë Susanne Schulz, eksperte e migracionit nga Fondacioni Bertelsmann.

“Sigurisht, prioriteti i parë është zhvillimi i potencialit vendas të fuqisë punëtore – si banorët vendas ashtu edhe ata që janë vendosur tashmë – si dhe rritja e pjesëmarrjes së tyre në tregun e punës. Megjithatë, nevojat e së ardhmes deri në vitin 2040 nuk mund të plotësohen vetëm në këtë mënyrë”, thotë Schultz.

Ligji i reformuar i imigracionit për fuqinë punëtore të kualifikuar ofron mundësi të reja për punëtorët e interesuar në Gjermani. Megjithatë, sipas studimit, ata nuk do të vijnë pa një “kulturë mikpritjeje” të theksuar në institucione, firma dhe komunitete, si dhe pa perspektivë afatgjatë për të qëndruar.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights