ASH, Ziadin Sela: Qeveria tenton të partizojë gjyqësorin dhe prokurorinë me funksionarë partiak, të pëlqyer për Mickoskin

Derisa të gjithë qytetarët e RMV-së presin reformim të organeve gjyqësore, kur e gjithë bashkësia ndërkombtare pret të njëjtën gjë, madje në çdo raport progresi është nënvizuar mos politizimi dhe mos partizimi i organeve që rregullojnë gjyqësorin, VMRO dhe VLEN propozojnë dhe kalojnë në komision parlamentar, një kordiantor dege të partisë së Izet Mexhitit si kandidat për Këshillin e Prokurorëve.
Ky është një tentim i hapur dhe skandaloz i pushtetit për të kapur gjyqësorin dhe prokurorimë dhe për t’i vënë ato në shërbim të interesave dhe politikave partiake të partive në pushtet. Me këtë vendim që është një hap para aktit final, po realizohen paralajmërimet e kryeministrit Mickoski për ta kapur gjyqësorin dhe prokurorinë, duke u shprehur muaj më parë haptazi se prentendon që në këto pozicione të rëndësishme të vendosin njerëz të afërt partiak.
Duke qenë dëshmitarë të servilizmit dhe shërbimit verbërisht të politikanëve shqiptarë në këtë qeveri monoetnike, lirshëm mund të konstatojmë se edhe të dërguarit e tyre në prokurori do të luajnë të njëjtin rol dhe do të shërbejnë vetëm për të ekzekutuar dhe legjitimuar vendimet antishqiptare të kësaj Qeverie, tanimë edhe përmes sistemit të drejtësisë.
Me këto politika, pushteti jolegjitim dhe monoetnik rrezikon që gjyqësorin, prokurorinë dhe tërë sistemin e drejtësisë në vend ta shndërojnë në aparat të Qeverisë, në kundërshtim me standardet evropiane dhe tanimë edhe të rrezikshëm për shqiptarët dhe bashkësitë e tjera në vend.
– Aleanca për Shqiptarët –

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights