Pelisteri është mposhtur në ndeshje nga Struga Trim Lum

Lanre Kehinde edhe njëherë tjetër shënon dhe ndihmon skuadrën për të arritur deri tek tre pikëshi i rradhës në kampionat…

 

Gjithmonë në kërkim të golave, Kehinde theu rezistencën e mysafirëve në pjesën e parë për t’i vendosur “bardhekuqtë” drejt një rrugëtimi të ri të fitoreve. Pelisteri ishte elastik dhe bënte sulme të herëpashershme në territorin e Struga Trim Lum, por Kehinde dhe Radeski arritën të thyejnë mbrojtjen mysafire, duke paralajmëruar fitoren e skuadrës tonë.

 

KEHINDE VAZHDON SERINË E GOLAVE

 

Super asisti i Marjan Radeskit për Lanre Kehinde në minutën e 17-të, bëri që nigeriani të shënojë një super gol, të cilin nuk do e ndalnin dot edhe 5 portierë të tjerë po të ishin në portën e Pelisterit.

 

Falë këtij goli, numri 9 i skuadrës tonë tashmë numëron 8 gola në kampionat, vetëm një më pak se kryesuesi Djordje Ivkoviç.

 

Rezultati 1:0 e bëri edhe më të vështirë lojën e Pelisterit, futbollistët e së cilës skuadër vraponin shumë me qëllim që të prishnin lojën e zotërimit të futbollistëve tanë.

 

Mirëpo edhe përkundër dominimit në zotërim të topit, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të pjesës së parë.

 

Jevtoski, Kehinde dhe Ukpa të gjithë bënë përpjekje për të shënuar edhe golin e dytë, mirëpo pa rezultat, kjo për shkak edhe të mungesës së efikasitetit, por edhe të portierit mysafir, i cili në minutën e 14-të me një super intervenim ndali festën e Hogan Ukpa, që lëshoi një predhë të vërtetë në nga një distancë prej 20 metrash.

 

Kësisoj pjesa e parë u mbyll me rezultatin minimal 1:0, kjo pasi në dy rastet e fundit në zonën kundërshtare nga Krivanjeva (27’) dhe Kehinde (35’), mungoi ai presioni përfundimtarë i yni për të shtyrë topin në rrjetë, edhe përkundër hapësirave të mjaftueshme që kishim.

 

PJESA E DYTË NUK DHUROI ASNJË GOL

 

Pjesa e dytë nisi me një tentativë të Hogan Ukpa, i cili provoi me një goditje nga jashtë zonës së 16-të metërshit, por edhe një solo aksioni të tij nga krahu i majtë, kur mysafirët intervenuan fare pranë portës së tyre, duke devijuar topin në rivënie nga këndi.

 

Me një goditje tjetër nga distanca, në skenë në minutën e 59-të doli edhe Kehinde, mirëpo mungoi preciziteti, ashtu që në fund duheshe të mbetemi të kënaqur me vetëm një gol të shënuar nga ana e nigerianit, që në këtë mënyrë po dëshmon se nga ndeshja në ndeshje po bëhet shumë më i rrezikshëm për portat kundërshtare.

 

Pra, një tjetër fitore për Struga Trim Lum këtë edicion, këtë herë kundër Pelisterit. 3 pikët e fituara sot na mbajnë në pozitën e njëjtë në renditje, mirëpo shumë pranë kreut, që njëherit është edhe synimi ynë kryesor.

 

Skuadra e Qatip Osmanit do të mbështetet nga kjo fitore, e cila mund të reflektojë edhe në fundjavë, kur në Shkup do të përballemi me skuadrën e Struga Trim Lum, me synimin për të vazhduar me fitore deri në mbyllje të pjesës së parë të sezonit 2024/25.

 

_______________________________________________________________________________________________________________

 

LIGA E PARË E MAQEDONISË, Java 16

 

STRUGA TRIM LUM – PELISTERI 1:0

 

Autorë i golit: Lanre Kehinde

 

Stadriumi i qytetit: Strugë

 

Shikues: 500

 

Arbitër Kryesor: Ivana Projkovska

 

Kartonë të verdhë: S. Spirovski, A. Kasami, N. Vlajkoviç (Struga Trim Lum) – F. Todoroski, F. Trajkoski, M. Ivanovski (Pelisteri)

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights