13 vjet më parë, më 30 nëntor 2011 ndërroi jetë Mbreti Leka I.
Mbreti Leka, do të mbahet mend dhe do të përkujtohet përjetë për vlerat e larta kombëtare, të cilat i mishëroi në konsekuencën politike mbretërore ndaj të ardhmes së Shqipërisë dhe të kombit shqiptar.
Ai nuk abdikoi kurrë nga froni mbretëror, duke ruajtur të pacënuar besimin për këtë të ardhme.
Qoftë i përjetshëm kujtimi dhe nderimi për Mbretin Leka I.