Fetai i përgjigjet Grubit: Pushka top tu bëftë, ka kush kujdeset për shqiptarët!
Pas konferences për shtyp që mbajti zëvendëskryeministri, Arben Fetai, me çka ngriti dyshime se Artan Grubi dhe BDI qëndrojnë pas incidenteve të djegies së flamurit shtetëror. Artan Grubi nga paniku e frika e akuzoi për shpifje.
Por, e menjëhershme ishte kundërpërgjigja e Arben Fetait me çka ia rikujtoi Grubit turpërimet që shqiptarët kanë përjetuar gjatë qeverisjes së tij. Fetai ia ka rikujtuar edhe kumarinë me Mijallkovin.
“Pushka top t’u bëftë, Artan. Turpërim më të madh se ai që shqiptarët kanë përjetuar nën qeverisjen tënde nuk ka pasur, dhe nuk do të ketë më kurrë. Tani ka kush kujdeset për ta. As Mijallkovi, as djalli e as i biri nuk do t’ju shpëtojë. Të njohim mirë Artan, si paren e kuqe. Koha e llogaridhënies ka ardhur, Artan”, ka shkruar Fetai.