Inis Sulejmani: Lider në Zhvillimin e Strategjisë për Zhvillimin Ekonomik Lokal

Inis Sulejmani, bashkëpunëtor i lartë për përcaktimin e taksave dhe tarifave në Komunën e Zhelinës, ishte pjesëmarrës aktiv në punëtoritë dhe sesionet mentoruese për planifikimin e strategjive për zhvillimin ekonomik lokal, të organizuara nga
Projekti i USAID-it për Përforcimin e kapaciteteve për shfrytëzim të resurseve.
Si rezultat i këtij bashkëpunimi, Inisi udhëhoqi procesin e zhvillimit të Planit të Zhvillimit Ekonomik Lokal, i cili përfshinte partnerë kryesorë nga sektori i biznesit. Ky është një progres i madh për komunën dhe hap mundësi të reja për rritje ekonomike.
Me njohuritë e reja të fituara për:
• Roli i vetëqeverisjes lokale në ZhEL
• krijimin e partneriteteve
• analiza e ekonomisë lokale
• Vlerësimi i qasjes në financa, tokë dhe infrastrukturë
• analizën e resurseve dhe kuadrit institucional
• pozicionimi dhe marketingu i jashtëm
Komuna e Zhelinës, falë Inisit dhe ekipit të tij, ka përpiluar me sukses strategjinë e zhvillimit ekonomik lokal, e cila do të përmirësojë gjendjen ekonomike dhe do të hapë mundësi të reja për rritje dhe zhvillim. 🙌🌱
🌍 Ky proces është një nxitje për bashkitë e tjera që të zhvillojnë strategjitë e tyre për ZhEL dhe të krijojnë një zhvillim më të fortë ekonomik lokal që do të rezulotjë në një jetë më të mirë për të gjithë! 👏
💡 Cili është hapi i radhës për komunën tuaj? Filloni strategjinë tuaj të zhvillimit ekonomik lokal dhe krijoni mundësi të reja për rritje dhe një jetë më të mirë për qytetarët tuaj!

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights