Kryeparlamentari Gashi takohet me Sekretarin Shtetëror për BE, Christian Danielson

Kryeparlamentari Afrim Gashi ka njoftuar se gjatë vizitës së tij në Suedi, ka takuar Sekretarin Shtetëror për BE, Christian Danielson.

“Diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera mes Maqedonisë së Veriut dhe Suedisë, ndërsa adresuam sfidat dhe mundësitë për integrimin e vendit në BE. Shpreha mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë në këtë drejtim, duke theksuar kontributin qenësor në implementimin e reformave kyçe të cilat forcojnë demokracinë dhe institucionet e vendit.

U pajtuam që duhet të thellojmë më tutje bashkëpunimin në arritjen e standardeve europiane dhe realizimin e aspiratave për anëtarësimin e plotë në BE”, ka shkruar krytetari i Kuvendit, Afrim Gashi.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights