Snopçe: Të harmonizohet korniza e kualifikimeve me atë Evropiane
Deputeti i koalicionit VLEN, Halil Snopçe, sot gjatë debatit në Kuvend, ka folur rreth kornizës së kualifikimeve të standardeve në Maqedoninë e Veriut. Ai tha se deri në vitin 2004 kemi pasur program studimor katër vjeçar.
“Në vitin 2005 u vendosë që sipas konventës së Bolonjës edhe studimet tre vjeçare. Kjo zgjati deri në vitin 2017, një periudhë 13 vjeçare ku shteti jonë i mundësoi të gjithë studentët në vend të aplikojnë në pajtueshmëri me rregulloret e shtetit në studimet tre vjeçare. Derisa në vitin 2018 përsëri u kthyen studimet katër vjeçare, por vazhduan edhe tre vjeçare. Ku e kam poentën sipas kornizës evropiane të kualifikimeve, studimet deri-diplomike zgjasin së paku tre vite, respektivisht grumbullimi i 180 kredive dhe varësisht nga dizainimi i programeve studimore mund të zgjasin edhe katër vite respektivisht 240 kredi. Por pavarësisht sa zgjasin tre apo katër vite në Evropë, studentët marrin gradën i diplomuar. Ajo që është me rëndësi në Evropë, është që duhet të arrihen disa rezultate, si të mësuarit, learning outcomes, plotësimi i programit studimor dhe të tjera”, ka thënë Snopçe.
Ai ka deklaruar se çështje e cila është ndryshe në kornizën nacionale të Maqedonisë së Veriut në krahasim me kornizën evropiane të kualifikimeve, nga të gjitha shtetet e Evropës, në kornizën tonë nacionale kemi dy nivele të kualifikimit VI dhe VI-B.
“Pra gjithë kund në Evropë është i diplomuar bachelor – grada VI, ne në Maqedoni kemi dy grada VI dhe VI-B. Ky gradim te ne shkakton huti dhe thellohet akoma më tepër paqartësia e shkallës së kualifikimit. Normalisht si derivat i kësaj, pastaj kemi sjellë edhe akte ligjore dhe nënligjore, mbi të cilat bëhet diskriminimi i të gjithë atyre studentëve të cilët kanë diplomuar prej vitit 2005 deri në vitin 2017 dhe që vazhduan në ciklet tre vjeçare që ne si shtet i kemi mundësuar në konkurse të ndryshme shtetërore. Pra ne e dimë që në konkurset që hapen vendosim kushte që duhet të ketë 240 kredi. Derisa në Evropë nuk është kështu të ketë gradën VI apo VII – master apo VIII – doktor i shkencave. Pra, kjo krijon diskriminim i shumë studentëve të cilët kanë diplomuar. Të cilët ne si shtet kemi kontribuar. Pyetja ime është se a jeni të vetëdijshëm për diskriminim që nuk është në përputhje me kornizën e kualifikimeve të standardin evropian. Dhe normalisht a keni plane të ndërmarrim diçka?”, ka deklaruar në fund Snopçe.