Fronti Evropian: Ditëve të fundit po parashtrohet çështja: Kush qëndron pas skenarit të destabilizimit?

Në javët e fundit, opinioni publik është dëshmitar i një përpjekjeje të hapur për të përgatitur terrenin për një skenar destabilizimi në vend. Deklaratat dhe veprimet e Qeverisë , tregojnë një përpjekje të qartë për të krijuar një klimë tensioni , jotolerance dhe mosbesimi mes bashkësive etnike ne vend , me një intencë të qartë  të fajësimit të  shqiptarëve për tentim destabilizimi të shtetit.

Por ajo që është kruciale është si cështje është se : Kush përfiton nga destabilizimi i Maqedonisë së Veriut?

Nga njëra anë, është mëse e qartë se një Maqedoni e Veriut e destabilizuar është në interesin e drejtpërdrejtë të Rusisë. Duke minuar stabilitetin e Ballkanit Perëndimor dhe duke ndalur proceset integruese në BE, Rusia ndjek axhendën e saj për të ruajtur ndikimin në rajon. Prania e personave si Stoilkovic, i njohur për lidhjet e tij me Putin dhe Vulin, në pozita të larta në qeverinë aktuale, është dëshmi e qartë e infiltrimit të kësaj agjende në strukturat shtetërore.

Nga ana tjetër, destabilizimi u shërben edhe interesave të vetë kësaj qeverie, e cila është e paaftë të zbatojë atë që është celsi I vazhdimit të rrzgës eurointegruese te MRV-së , rrespektisht ndryshimet kushtetuese që janë të domosdoshme  për të çuar vendin përpara në procesin e integrimit në BE. Përballë dështimeve të saj, qeveria po përpiqet të krijojë një krizë artificiale por të rezikshme , duke tentuar të zhvendosë fajin te shqiptarët dhe duke i paraqitur ata si fajtorë për destabilizimin e vendit. Kjo qasje është një lojë e rrezikshme, që jo vetëm dëmton marrëdhëniet ndëretnike, por edhe minon stabilitetin të vendit dhe  të gjithë rajonit.

E bëjme të qartë: shqiptarët kanë qenë dhe mbeten shtyllë e stabilitetit dhe e zhvillimit të Maqedonisë së Veriut. Shqiptarët nuk kanë asnjë interes për destabilizim. Përkundrazi, ne kemi qenë gjithmonë forca që ka shtyrë përpara proceset euro-atlantike dhe zhvillimin demokratik të vendit. Çdo përpjekje për t’i involvuar dhe akuzuar shqiptarët për skenarë destabilizues është jo vetëm e padrejtë, por edhe e rrezikshme.

I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë të qëndrojnë të qetë dhe të mos bien preh e provokimeve evidente. Kjo situatë është një kurth i përgatitur nga ata që nuk e duan stabilitetin dhe përparimin e vendit. Është e qartë se qeveria dhe elementët pro-rusë kanë bashkuar forcat për të krijuar një krizë që u shërben interesave të tyre politike dhe gjeostrategjike.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje faktorit ndërkombëtar që të ndjekë nga afër zhvillimet në Maqedoninë e Veriut dhe të veprojë për të ndaluar çdo përpjekje për destabilizim që buron nga qeveria dhe lidhjet e saj me aktorë me prirje destabilizuese.

Shqiptarët nuk do të jenë pjesë e lojërave politike dhe gjeostrategjike që dëmtojnë të ardhmen e vendit tonë. Ne do të vazhdojmë të mbrojmë stabilitetin, demokracinë dhe rrugën drejt integrimit evropian. Ata që duan të krijojnë krizë në këtë vend, duhet të dinë se shqiptarët janë dhe do të mbeten garantuesit më të fuqishëm të stabilitetit dhe të ardhmes së përbashkët të Maqedonisë së Veriut.

Prandaj , duke pasur parasysh situatën e re, e cila ka ndikim real në një nga shtyllat bazë të stabilitetit të vendit dhe shoqërisë sonë, deputetët e Grupit Parlamentar të Frontit Evropian, në përputhje me nenin 205 paragrafi 2 i Rregullores së Punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, paraqesin KËRKESË për marrjen e informatave të hollësishme nga Ministri i Punëve të Brendshme dhe Zëvendësministri i Punëve të Brendshme.

Në këtë kërkesë të dorëzuar nga ne, kërkojmë urgjentisht që në seancën e radhës, në përputhje me nenin 75 paragrafi 3 të Rregullores së Kuvendit, e njejta të futet në rendin e ditës të seancës së ardhshme dhe të përmbajë informacione të sakta dhe gjithëpërfshirës në lidhje me:

– Situatën e sigurisë në vend në periudhën e fundit dhe atë me informacion të detajuar për të gjitha segmentet e përshkruara  në kërkesën për informacion

– Informacione të detajuara kronologjike për ngjarjet në Kumanovë, veçanërisht në lidhje me djegien e objekteve afariste në këtë qytet dhe sulmet mbi  pronat e qytetarëve shqiptare, masat dhe hetimet e kryera për ndriçimin e këtyre rasteve, duke marrë parasysh ndikimin e tyre të mundshëm në marrëdhëniet ndëretnike.

– Informacione të hollësishme në lidhje me ngjarjet në të cilat ndodhi djegia e flamujve, si dhe informacione për qasjen selektive në drejtim të procesuimit të pjesëmarrësve në të njëjtat ngjarje

– Si dhe të gjitha detajet në lidhje me masat e reagimit institucional dhe parandalimin e ngjarjeve të mundshme të ngjashme

– Informacion në lidhje me protokollet në rastet e veprimeve selektive nga zyrtarë të Ministrisë së Brendshme

– Si dhe mekanizmat e parashikuar për mbikëqyrjen e punës së shërbimeve të sigurisë, veçanërisht në situata të tilla sensitive, llogaridhënie për masat e marra dhe të pandërmarra.

E përsërisim se, duke pasur parasysh se këto çështje janë të një rëndësie të jashtëzakonshme për stabilitetin dhe sigurinë e shtetit dhe qytetarëve të tij, kërkojmë që ky informacion t’i dërgohet kuvendit, përkatësisht të futet në rendin e ditës së seancës së ardhshme të kuvendit.

Poashtu njoftojmë opinionit publik se grupi parlamentar I Frontit Evropian , gjatë ditës dorëzoj interpelancë për punën e katër anëatarëve të kësaj qeveria pa legjitimitet etnik.

Zëvendës kryiministrin dhe ministrin e ekologjisë  Izet Mexhiti , ministrin e punëve të brendshme Pance Toshkovski , zëvendësin e tij ,Astrit Iseni , dhe zëvendës kryiministrit I cili në këtë qeveri është përgjegjësi kryesor për marrëdhëniet mes bashkësive ose më qartë për marrëdhëniet ndëretnike.

Në interpelancat e tyre në mënyrë me dicide kemi elaboruar arsyet e këtyre interpelancave por këtu vetëm shkurtimisht po përmendim.

Zv. Kryiministri Mexhiti si zëvendëskyeminisër shqiptarë në këtë qeveri, është përgjegjës për keqmenaxhimin e situatave që ndodhin në vend, përfshirë marrëdhëniet ndër-etnike. Në vend që të vepronte si garant i paqes dhe integrimit ndër-etnik, ai ka dështuar të mbrojë interesat e komunitetit shqiptar dhe të kontribuonte në ruajtjen e harmonisë shoqëroredhe ndëretnike. Përkundrazi, ai ka toleruar diskriminimin , drejtësin selektive nga organet kompetente dhe ka heshtur ndaj padrejtësive të përsëritura që ka pësuar ky komunitet.

Ministri I punëve të brendshme Tashkovski dhe zëvendësi I tij Iseni , në ditën e Festës së Flamurit Shqiptar, si persona përgjegjës kan bërë që  policia ka ndërhyrë në mënyrë të paprecedent dhe të pajustifikuar, duke penguar një manifestim paqësor dhe tradicional të shqiptarëve. Kjo ndërhyrje ka shkaktuar tensione të panevojshme dhe ka minuar atmosferën e paqes dhe bashkëjetesës ndër-etnike. Policia, në vend që të ruante rendin publik dhe të respektonte të drejtat e qytetarëve për të festuar këtë ditë, ka nxitur konfrontime dhe ka përshkallëzuar tensionet. Ky dështim i menaxhimit të situatës ka ndodhur për shkak të paaftësisë dhe mungesës së profesionalizmit të Ministrit të Punëve të Brendshme.

Ministri Toshkovski ka dështuar të sigurojë zbatimin e një politike të drejtë dhe të barabartë për të gjithë qytetarët. Ndërkohë që  qytetarët shqiptarë janë arrestuar për incidentet e lidhura me flamurin shtetëror, masë masa reciproke nuk janë ndërmarr ndaj atyre që dogjën flamurin shqiptar. Ky trajtim i njëanshëm dhe selektiv krijon një precedent të rrezikshëm dhe minon besimin e qytetarëve në drejtësinë joselektive  dhe paanshmërinë e institucioneve shtetërore.

Dhe zëvendës kryeministri Ivan Stoilkovic, mosveprimi I tij lidhur me ngjarjet e fundit në Kumanovë, ku disa automjete dhe një dyqan shqiptar u dogjën, janë një dëshmi e qartë e dështimit të qeverisë dhe Ministrit Stoilkoviq për të menaxhuar situatat ndër-etnike me kujdesin dhe profesionalizmin e nevojshëm. Kjo ka thelluar tensionet mes bashkësive etnike dhe ka rrezikuar stabilitetin shoqëror të vendit.

Ivan Stoilkoviq, në cilësinë e Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, ka dështuar të respektojë dhe zbatojë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe. Në këtë kontekst, Ministri Stoilkoviq ka injoruar dhe ka shkelur me vetëdije dispozitat ligjore që mundësojnë përdorimin e gjuhës shqipe në komunikimin zyrtar dhe administratën shtetërore, duke kontribuar në krijimin e një atmosfere tensioni dhe polarizimi mes bashkësive etnike.

– Blerim Bexheti, Fronti Europian

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights