Nënshkruhet marrëveshje për përdorimin e laboratorit për testimin e cilësisë së karburanteve të lëngshme

Është nënshkruar  marrëveshje për përdorimin e laboratorit për testimin e cilësisë së karburanteve të lëngshme midis Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT) dhe Byrosë së Metrologjisë.

Nën patronazhin e Ministria e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale, marrëveshja e bashkëpunimit midis Byrosë së Metrologjisë dhe Inspektoratit Shtetëror të Tregut synon të forcojë kontrollet e cilësisë së karburanteve të lëngshme dhe të ofrojë siguri më të madhe për konsumatorët.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtorët e dy institucioneve – Vllatko Stojkoski nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Sedat Rushani nga Byroja e Metrologjisë, në prani të ministres Sanja Bozhinovska, duke formalizuar bashkëpunimin për një kontroll dhe transparencë më të madhe në sigurimin e karburanteve të lëngshme cilësore.

                “Me këtë hap, shteti dërgon një mesazh të qartë: karburantet me cilësi të dobët nuk kanë vend në tregun maqedonas. Konsumatorët do të marrin cilësi dhe siguri, ndërsa institucionet tregojnë përkushtim ndaj standardeve më të larta dhe mbrojtjes së interesit publik,” theksoi Bozhinovska.

Gjatë pesë viteve të fundit, pavarësisht marrëveshjeve të nënshkruara për bashkëpunim, janë realizuar shumë pak analiza të karburanteve të lëngshme, ndwrsa me këtë marrëveshje pritet një rritje e ndjeshme e vëllimit të inspektimeve. Ekipet e inspektimit do të përdorin laboratorin për marrjen e mostrave dhe testimin sipas planeve vjetore të paracaktuara, por edhe për inspektime të jashtëzakonshme.

                “Sipas planit për vitin 2025, që është pjesë përbërëse e marrëveshjes, do të kryhen deri në 220 analiza të cilësisë së karburanteve, duke vendosur standarde më të larta për harmonizim me rregulloret dhe standardet maqedonase,” tha drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vllatko Stojkoski.

                “Me këtë marrëveshje, Byroja e Metrologjisë vë në dispozicion laboratorin e saj – si mobil ashtu edhe fiks – për ekipet e inspektimit. Laboratori është i akredituar për 26 metoda testimi dhe do të mundësojë analiza të shpejta dhe të sakta të cilësisë së karburanteve direkt në terren,” shtoi drejtori i Byrosë së Metrologjisë, Sedat Rushani.

Me përdorimin e laboratorit të akredituar të Byrosë së Metrologjisë do të mundësohen testime të hollësishme dhe të shpejta në terren, duke garantuar kontrollin e cilësisë dhe duke dërguar një mesazh të qartë: karburantet me cilësi të jo-kualitativ nuk kanë vend në tregun tonë.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights