VLEN: Rritje të pagave për punonjësit shëndetësorë – Kujdes më i mirë për qytetarët!
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut meritojnë shëndetësi moderne dhe punonjës të motivuar. Ky është prioriteti ynë! Që nga momenti kur VLEN mori drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë, kemi nisur ta ngremë shëndetësinë nga gjendja e klinike ku e la pushteti i kaluar. Rritja e pagave për të gjithë punonjësit shëndetësorë është vetëm hapi i parë!
Çka kemi arritur?
• Rritëm pagat për të gjithë punonjësit në bazë të koeficientit të ri. Çdo punonjës do të marrë 3,636 denarë më shumë në pagën mujore.
• Mjekët e kujdesit urgjent dhe ata që punojnë në kushte të rënda tani shpërblehen për punën e tyre të veçantë.
• Nuk harruam as infermierët dhe punonjësit që kujdesen për më të moshuarit apo fëmijët në trajtim intensiv. Për ta kemi siguruar rritje të pagave për të ndrequr padrejtësitë e së kaluarës.
Pse e bëjmë këtë? Sepse besojmë se mjekët dhe infermierët tanë meritojnë kushte më të mira! Sepse e dimë që qytetarët meritojnë shërbime cilësore, respekt dhe kujdes shëndetësor si në vendet më të zhvilluara.
Fillimi i realizimit të reformave të shumëpritura solli shpresë. Përpjekja për përmirësim ka ndikuar te pacientët, mjekët dhe i gjithë stafi mjekësor, si dhe te administratorët. Shëndetësia gjatë viteve të kaluara kishte humbur jo vetëm reputacionin e besimin, por edhe cilësinë e shërbimeve më të ndjeshme ndaj pacientëve.
Ky është vetëm fillimi! Me VLEN-in, shëndetësia do të bëhet shembull suksesi në vend.
Shëndeti i qytetarëve është prioriteti ynë numër një!