Flet heroi i fitores së sotme, Hristijan Maleski

Hristijan Maleski sot kishte paraqitjen e tij të 45-të me fanellën e Struga Trim Lum. Ai në ndeshjen e sotme ndaj Voska Sport regjistroi edhe një jubile, duke arritur shifrën e 10 golave të shënuar me fanellën “bardhekuq”…

Hristijan Maleski në ndeshjen e tij të parë si titullarë këtë edicion me fanellën e Struga Trim Lum, doli të jetë protagonistë absolut. Sulmuesi 22-vjeç realizoi dy golat e fitores (2:1) përballë Voska Sport, ndeshje kjo e vlefshme për javën e 18-të dhe të fundit të stinorit vjeshtorë.

“Për ndeshjen e sotme mund të them se jam shumë i kënaqur nga ekipi, por edhe vetja, nga ajo që tregova në fushën e blertë. I jam falënderues trajnerit Qatip Osmani për shansin e dhënë, që mendoj se e shfrytëzova në mënyrën më të mirë të mundshme.” – tha fillimisht Hristijan Maleski, i cili sot me fanellën “bardhekuq” zhvilloi ndeshjen e tij të 45-të.

Ai thotë se më shumë e kënaq edhe suksesi ekipor, kjo pasi Struga Trim Lum morri një fitore shumë të rëndësishme, duke pasur parasysh se ishte xhiroja e fundit e stinorit vjeshtorë.

“Maksimalisht jam angazhuar që të jap më të mirën nga vetja dhe për këtë jam shumë i lumtur për suksesin individual dhe ekipor. Fitorja ndaj Voska Sport, edhe pse minimale, ishte shumë e rëndësishme për ne si skuadër, pasi në këtë mënyrë jemi në TOP5 dhe afër pozitës së parë, kur kemi parasysh se tre skuadra kanë pikë të barabarta.” – u shpreh Maleski, i cili sot falë “dopietës” ndaj Voska Sport, arriti shifrën jubilare prej 10 golave të shënuar me fanellën e Struga Trim Lum.

Ndryshe në elitën e futbollit vendor, Maleski numëron plotë 66 ndeshje, 14 gola dhe 5 asistime.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights