Vuçic: Nuk jam Assad, nuk do të ik
“Edhe nëse mendoni se jam Assad dhe do të ik diku – NUK JAM”, shkroi Vuçic vonë mbrëmë.
“Jam gjallë, gjithë jetën e kam jetuar këtu në Serbi, jam mirënjohës ndaj Serbisë sime, do të qëndroj këtu, ky është vendi im ku do të mbyll ciklin tim. Do të luftoj për Serbinë dhe do t’i shërbej vetëm popullit tim, popullit serb dhe të gjithë qytetarëve të Serbisë, kurrë huajve, kurrë atyre që duan ta mposhtin, poshtrojnë dhe shkatërrojnë Serbinë”, shkroi Vuçic në profilin e tij në Instagram.
Vuçić paralajmëroi se Serbia është nën presion nga drejtime të ndryshme dhe po përpiqen ta rrëzojnë me të gjitha mjetet e mundshme hibrid