AGELER: NUK DO TË TOLEROJMË PËRZIJE POLITIKE NË DREJTËSINË

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Maqedoninë e Veriut, Angela Ageler, reagoi pas publikimit të informacionit se Artan Grubi dhe Enver Bexheti janë vendosur tashmë në listën e zezë amerikane, duke e quajtur këtë një shembull se politika nuk do të lejohet të përzihet në sistemin e drejtësisë.

“Vendosja e Artan Grubit dhe Enver Bexhetit në listën e zezë është një dëshmi që përzierja politike në sistemin e drejtësisë nuk mund – dhe nuk do – të tolerohet. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të emrojnë ata që përfshihen në korrupsion që minon institucionet demokratike dhe dëmton besimin e publikut. Askush nuk është mbi ligjin dhe përgjegjësia është thelbësore për progresin,” shkruan ambasadorja Ageler në profilin e saj në platformën “X”.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights