Kuqezinjtë përballë Detonit Pllaçkovica në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut

Sot në hapësirat e Federatës së Futbollit të Maqedonisë u hodh shorti për dyshet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut, ku Shkëndija për kundërshtar mori skuadrën e kategorisë së dytë, Detonit Pllaçkovica.

Sikurse edhe vitet e kaluara, formati i Kupës mbetet i pandryshuar, me vetëm një ndeshje për secilën fazë dhe shorti vendosi që Shkëndija në këtë fazë të jetë mysafire. Në rast barazimi pas kohës së rregullt, fituesi vendoset përmes ekzekutimit të penaltive.

Ndeshjet çerekfinale janë caktuar të zhvillohen më 26 shkurt 2025, me fillim nga ora 14:00.

Kuqezinjtë synojnë të vazhdojnë rrugëtimin drejt suksesit në këtë kompeticion, duke synuar të sigurojnë një tjetër trofe në vitrinën e klubit.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights