Prokurorët kanë hyrë në Ministrinë e Financave

Prokurori i Shtetit, Ljupço Kocevski, tha se prokurorët hynë në Ministrinë e Financave për të kontrolluar ku ndodhet “zbrastira” e miliona eurove.

“Tha kryeministri që ka një ‘zbrastirë’ prej 10 milionë eurosh. Unë si prokuror i shtetit, në koordinim, angazhuam dy prokurorë dhe hetues dhe ata shkuan në Ministrinë e Financave. Ai e tha në mënyrë të përgjithshme, ku ndodhet ‘zbrastira’, Prokuroria nuk e di. Si duhet të procedohet, të merren të gjithë kompjuterët, të merren të gjithë materialet. Dhe atëherë shteti nuk mund të funksionojë”, tha Kocevski.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights