Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të lidhen me një tunel dhe një kalim të ri kufitar
Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të lidhen me një kalim të ri kufitar, i cili do të krijohet me ndihmën e ndërtimit të korridorit 8, puna e të cilit po vazhdon nga të dyja anët në të njëjtën kohë, njoftoi ministrja shqiptare për Infrastrukturë dhe Energji, Belinda Balluku.
“Ndërsa ne po ndërtojmë drejt Maqedonisë, Maqedonia po ndërton drejt Shqipërisë, për t’u lidhur në urën pranë Bushtricës, ku do të jetë gjithashtu edhe kalimi i ri kufitar, i cili do të kalojë përmes një tuneli,” tha Balluku.
Pas inspektimit të punëve që po kryhen në fazën e tretë të rikonstruksionit dhe zgjerimit të plotë të rrugës Elbasan – Kalimi kufitar i QafëThanës, ajo theksoi se projekti përfshin ndërtimin e dy urave të gjatë 200 metra, të cilat do të lidhen me tunelin.
Duke shprehur kënaqësi për dinamikën e realizimit të punimeve, ajo thekson se rruga Elbasan-Çafasan është nga kategoria B, me katër shiritë, dy nga secila anë, me ndarës dhe të gjitha parametrat e rrugës, dhe me shpejtësi minimale lëvizjeje prej 110 kilometra në orë.
Nëse deri tani për të kaluar rrugën nga QafaThanisaaaaaaaa në Elbasan (50 km) ishin të nevojshme 1 orë dhe 30 minuta, tani kjo distancë do të kalojë për vetëm 35 minuta.
Projekti ka filluar të realizohet në dhjetor të vitit 2022 dhe në qershor të këtij viti, një pjesë e këtij segmenti rrugor, ku është vendosur edhe sinjalistika e nevojshme rrugore, u hap për përdorim për trafikun.