Mesazh nga Lajçak: Dritaret për anëtarësim në BE nuk janë hapur përgjithmonë

Anëtarësimi në BE është opsioni më i mirë, si për Maqedoninë e Veriut, ashtu edhe për rajonin, në këtë moment të një konteksti të ri gjeopolitik, theksoi Miroslav Lajçak, përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështjet rajonale të Ballkanit Perëndimor, në Konferencën e shtatë plenare të Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian në Maqedoninë e Veriut (NKEU-MK), e cila po mbahet në Kuvend.

“Gjeopolitika ka krijuar mundësi të reja për zgjerimin e BE-së, por këto dritare nuk mbeten të hapura përherë. Këshilla ime për ju është që të mos i përsërisni gabimet e së kaluarës, këshilla ime është ta shfrytëzoni momentin dhe ta vendosni interesin e përbashkët para interesave partiake,” tha Lajçak.

Ai i kujtoi fjalët e Komisioneres së re të BE-së për zgjerimin dhe fqinjësinë, Marthës Kos, e cila tha se negociatat kërkojnë përpjekje intensive nga e gjithë shoqëria dhe duhet të jenë një projekt kombëtar, në të cilin të gjithë duhet të jenë bartës.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights