Ambasadori i Bashkimit Evropian, Mihalis Rokas, në vizitë në Tetovë

Mihalis Rokas, shef i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, nesër (13.12.2024) do të vizitojë Tetovën.

 

Vizita e tij është pjesë e një sërë vizitash komunale përmes të cilave qytetarët dhe institucionet kanë mundësinë të njoftohen me përfitimet e procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Vizita të tilla nxjerrin në pah rëndësinë e integrimit dhe kontributin e tij në zhvillimin e bashkësive lokale.

 

Gjatë vizitës, ambasadori Rokas do të takohet me kryetarin e Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, pas së cilës shefi i delegacionit të BE-së do të bisedojë edhe me anëtarët e Këshillit të komunës.

 

Gjatë vizitës, ambasadori Mihalis Rokas dhe kryetari i komunës Bilall Kasami do të drejtohen para mediave.

 

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights