Zeqirija Ibrahimi: BDI-ja është e vulosur si parti antiamerikane e zhytur në korrupsion
Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi ka komentuar futjen e ish Zëvendëskryeministrit të parë të BDI-së në listën e zezë amerikane.
Sipas tij, me këtë akt, BDI-ja si parti politike është e vulosur si parti antiamerikane e zhytur në korrupson të thellë.
“ Futja e ish Zëvendëskryeministrit të parë të BDI-së në listën e zezë amerikane, i cili thoshte se asgjë nuk bën pa lejen e Ali Ahmetit, nënkupton se në këtë agjendë ka qenë dhe është edhe Ali Ahmeti vetë.
Kështu edhe BDI-ja është vulosur si parti antiamerikane, e zhytur në korrupsion të thellë dhe e përfshirë në ndikim ndaj sistemit të drejtësisë”, shkruan Ibrahimi.