Ministri i Shëndetësisë, njëherit kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari ka vizituar sot Universitetin ndërkombëtarë “Vizon” në Gostivar.

Ministri Taravari i shoqëruar nga rektori i “Vizion”, Ahmeti Vexhdi Xhan, kanë parë nga afër kushtet dhe laboratorët ku zhvillohet procesi edukativ dhe arsimorë, si dhe Qendrën e gjuhëve e hapur kohë më parë te ky universitet.

Poashtu, gjatë vizitës u vizitua edhe drejtimi i Infermierisë pranë këtij universiteti, ku u diskutua për nevojën për të nxjerrë kuadro kualitative në infermieri për të cilët shëndetësia në vendin tonë ka mjaftë nevojë.

Ndryshe, kjo vizitë e ministrit Taravari vjen në periudhën ku Universiteti ndërkombëtarë “Vizon” në Gostivar shënon dhjetë vjetorin e themelimit.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights