Vuçiç: Një nga lajmet më të vështira, SHBA vendos sanksione të plota kundër industrisë serbe të naftës

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se brenda disa ditëve Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vendosin sanksione ndaj industrisë së naftës të Serbisë (NIS) për shkak të pronësisë ruse.
“SHBA do të vendosin sanksione të plota kundër industrisë së naftës së Serbisë për disa ditë për shkak të pronësisë ruse,” tha Vuçiç për mediat serbe.

Vuçiç theksoi se sanksionet do të komplikojnë më tej marrëdhëniet me Rusinë, duke nënvizuar se Serbia duhet t’i shqyrtojë me kujdes hapat e ardhshëm.

“Kjo na hap probleme me miqtë tanë rusë, nga aspekti politik deri tek ai ekonomik. Cili është qëllimi? Të vendosen sanksione ndaj Rusisë? Kjo është e parealizueshme. Duhet të shohim çfarë do të specifikohet saktësisht, sa kohë do të na mbetet dhe çfarë do të nënkuptojnë ato sanksione, për shembull, nëse është e mundur të ulet pronësia ruse nën 50%. Do të duhet të bisedojmë për këtë me rusët.”

Ai shtoi se Serbia pret negociata edhe për marrëveshjen e gazit dhe se kanë arritur të gjitha marrëveshjet e nevojshme për këtë dimër.

“Kjo është një vendim gjeopolitik që është marrë për një kohë të gjatë dhe nuk është e papritur. Ne e dinim që Europa po mendonte për sanksione për më shumë se dy vjet, por jo që SHBA po përgatitnin një veprim të tillë. Prandaj, ne këmbëngulëm për ndërtimin e tubacionit të naftës drejt Hungarisë, në mënyrë që të kemi një alternativë. Do të gjejmë një zgjidhje, por duhet të bisedojmë edhe me amerikanët dhe me rusët,” tha Vuçiç.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights