Gjatë më pak se një vit, mbi 100 mijë shtetas maqedonas kanë përdorur aeroportin në Tiranë

Gjatë më pak se një vit, mbi 100 mijë shtetas maqedonas kanë përdorur aeroportin në Tiranë. Sipas MIA-s, ky aeroport është i vetmi ndërkombëtar në rajon, me mbulim të gjerë dhe çmime shumë të arritshme. Ai po përdoret gjithnjë e më shumë edhe nga qytetarët e Malit të Zi dhe Kosovës. Gjatë periudhës janar-nëntor, janë regjistruar 800 mijë kosovarë dhe 200 mijë shtetas malazezë.

Sipas mediave në Shqipëri, MIA raporton se më 9 dhjetor, në aeroportin e Tiranës ka zbritur pasagjeri i dhjetë miliontë për vitin 2024.

“Nën drejtimin e Kastrati Group, aksioneri i vetëm i Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, dhe në bashkëpunim me Autoritetin e Aviacionit Civil, po punohet intensivisht për të përmbushur kërkesat në rritje të pasagjerëve dhe njëkohësisht për të zgjeruar vazhdimisht gamën e destinacioneve,” informojnë autoritetet e aeroportit.

Ata paralajmërojnë se pas Vitit të Ri pritet të vendoset një linjë direkte ajrore Tiranë-Nju Jork.

Related Articles

Back to top button
Verified by MonsterInsights